Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se sulmet e fundit me bomba janë akte kriminale dhe kanë elemente terrori.
Sulmet në objektin e parlamentit, të televizionit publik dhe në shtëpinë e drejtorit të RTK-së, Mentor Shalës, Musliu i sheh si tendencë për futje frike, porse nuk ka një përgjigje se kush po i bënë ato.
“Këto janë sulme të cilat shihet se kanë elemente të futjes së fikës në masë, ka elemente terrori, për shkak të vendeve dhe objekteve të cilat po sulmohen”, thotë Musliu.
“Konsideroj që këto janë akte kriminale me elemente terrori. Por, kjo nuk duhet të zmbrapsë askënd që mos ta bëjë punë e vet, sepse këto janë sinjale”.
“Është koha që të presim organet e drejtësisë dhe të sigurisë, policia dhe prokuroria do të duhet të dal të na tregojë se çfarë është duke ndodhur”.
“Policia dhe prokuroria do të duhej të viheshin në ndjekje, përndryshe nëse s’ka veprim konkrete, atëherë me të drejt qytetarë mund të ndjehen të shqetësuar, sepse po të hidhen bomba në këtë mënyrë dhe të mos zbulohet askush, kjo është vërtetë shqetësuese”.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj