Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur në dy sulme vetëvrasëse ndaj pozicioneve ushtarake dhe një restoranti në Mosul.
Një burrë që besohet se i takon Shtetit Islamik hodhi vetën në erë brenda restorantit Sayidati al-Jamila në kohën e drekës, duke vrarë katër persona e plagosur 15, transmeton portali arbresh.info.
Sulmi i dytë ishte një makinë-bombë që la të vdekur një ushtar dhe plagosi katër të tjerë në qarkun al-Nour.
Të dyja distriktet janë marrë nën kontroll nga forcat irakiane të mbështetura nga ato amerikane./Arbresh.info
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...