Sot në orët e mbrëmjes kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi ka bërë të ditur se dita e hënë është ditë punë për të gjitha institucionet shtetërore.
Madje Hoti ka thënë se në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.
Por ndryshe nga Hoti thotë drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani.
Në një prononcim për SuharekaOnline drejtori, Remzi Basjelmani, ka bërë të ditur se ditën e hënë nuk zhvillohet proces mësimor në shkollat e Komunës së Suharekës dhe kjo në bazë të planit shkollor nga Ministria e Arsimit.
Tutje ai bënë të ditur që drejtoria që ai udhëheqë do të punojë por jo edhe shkollat.
Se e hëna duhet të jetë ditë pushimi shkruhet edhe në kalendarin e Ministrisë së Arsimit për vitin 2020/2021./
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram