Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se si pasojë e stuhive disa dalje janë jashtë funksionit.
Sipas njoftimit, një stuhi, e përcjell me erëra të forta, shi e zbrazje atmosferike, ka kapluar rajonin e Ferizajt, posaçërisht Kaçanikun e Shtërpcën, dhe rajonin e Gjilanit, shkruan Arbresh.info.
“Ekipe të shumta të KEDS-it tashmë janë mobilizuar dhe ndodhen në terren për të rikthyer gjendjen në normalitet.”, thuhet në njoftim.
Tutje, KEDS ka kërkuar nga konsumatorët të jenë vigjilentë dhe të qëndrojnë larg aseteve energjetike
Kërkojmë nga konsumatorët që kudo që ndodhin stuhi të tilla-erëra të forta të përcjella me shi, të jenë vigjilentë dhe të qëndrojnë larg aseteve energjetike./Arbresh.info/
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum
Man United e “gjunjëzon” Arsenalin në “Emi...