Një peticion me 3 mijë nënshkrime për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj është dorëzuar sot tek ambasada e Francës në Prishtinë.
Peticioni me nënshkrimet e 3 mijë studentëve është dorëzuar nga “Demokracia Studentore’’ e cila edhe ka qenë organizatore e mbledhjes së këtyre nënshkrimeve.
Sipas organizatorëve peticioni është bërë me qëllim për t’i mbrojtur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i organizatës “ Demokracia Studentore” Mexhid Ramusa pas dorëzimit të peticionit tha se studentët e Kosovës e kanë obligim moral t’i mbrojnë vlerat e luftës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj edhe e kanë marrë iniciativën për këtë peticion.
‘’Për arsye të mbrojtjes së vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizata ‘Demokracia Studentore’ me anë të këtij peticioni kërkon nga ambasada e Francës në Kosovë që të bëjë përpjekje për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj, i cili mbahet padrejtësisht nën arrest nga autoritetet franceze. Ne studentët e Republikës së Kosovës e kemi obligim moral t’i mbrojmë vlerat e luftës dhe vlerat e UÇK-së , kështu që në këtë peticion kanë marr pjesë rreth 2500-3000 nënshkrime për arsye së ka qenë koha shumë e shkurtër’’, tha Ramusa.
Ramusa gjithashtu shtoi se zyrtarët e ambasadës së Francës e kanë pranuar peticionin duke iu thënë siç tha ai “do të bëjnë përpjekje për lirimin e Haradinajt.
Ish-komandanti i UCK-së për Zonën e Dukagjinit Ramush Haradinaj po mbahet në Francë me kusht pasi që më 4 janar ishte arrestuar nga policia franceze në bazë të një fletarresti lëshuar nga Serbia.
Shteti serb e akuzon Haradinajn për krime lufte. Më 2 mars Gjykata në Colmar të Francës do të marr vendim lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradim të Ramush Haradinajt.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...