Organizata “Demokracia Studentore” sot ka mbajtur një aksion simbolik para Ambasadës së Francës me anë të cilit ka kërkuar lirimin e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj.
Në këtë aksion me anë të pankartave studentët kanë shpalosur pankartat me fotografi të akuzuarit për krime lufte Vojisllav Sheshel.
Kryetari i organizatës “Demokracia Studentore” Mexhid Ramusa tha me këtë rast se kanë ardhur këtu për të kërkuar lirimin e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinajt, i cili padrejtësisht po mbahet nën arrest nga autoritetet franceze.
“Ramush Haradinaj i është përgjigjur të gjitha autoriteteve ndërkombëtare, përfshirë edhe Gjykatën e Hagës, dhe në të gjitha u shpall i pafajshëm, por për ironi të fatit autoritetet franceze nuk po i marrin parasysh këto, duke e devijuar drejtësinë me motive politike për popullin e Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” tha Ramusa./Arbresh.info.
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...