Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha beson se skuadra shqiptare do të triumfojnë në duel me Serbinë.
Kuqezinjtë dhe Serbia do të përballen këtë të shtunë në ‘Arenën Kombëtare’, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
‘Gardiani’ i Shqipërisë, të mërkurën në një konferencë për media, ka folur për duelin me Serbinë.
Ai e pranon se do të jetë një ndeshje e vështirë, por sipas tij, Shqipëria është përgatitur mirë dhe është gati për ndeshjen me Serbinë.
Strakosha mendon se skuadra e tij duhet të tregojë se e meriton kualifikimin në Botëror.
“Ata janë një grup i mirë, por edhe ne kemi kualitet. Jemi gati për këtë ndeshje. Deri tani po shikoj djemtë që janë të përgatitur, të emocionuar si për çdo ndeshje, e di që për tifozët është diçka më shumë”, ka thënë Strakosha.
“Ne dimë që vlen për tri pikët dhe jo më shumë, duhet të bëjmë të lumtur tifozët tanë dhe te festojmë me të. Tifozët e kanë treguar se nuk është një ndeshje si ato që kemi luajtur tani, por ne shikojmë nga ana sportive. Duhet të tregojmë që e meritojmë Botërorin”.
“E shtuna është ndeshja më e rëndësishme për të vazhduar ëndrrën tonë”, ka pohuar Strakosha.
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...