Stomatologu nga Lipjani me inicialet B.I që nga e premtja e javës së kaluar nuk ka dalë në vendin e tij të punës, pasi e ka arrestuar Policia e Kosovës.
Ky dyshohet se e ka dhunuar një femër 24 vjeçare nga Drenasi në njërin nga hotelet e Lipjanit. B I i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Këtë e ka konfirmuar për T7 edhe zëvendës Prokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Ibrahim Berisha. Sipas Berishës, rastin e ka lajmuar 24 vjeçarja. Prokurori Berisha ka dhënë edhe detaje tjera si ka ndodhur rasti sipas vajzës.
Në deklaratën e 24 vjeçar të dhënë hetueseve e të cilën e ka siguruar T7, vajza nga Drenasi rrëfehet si ishte takuar me stomatologun. Arrestimin e B.I e ka konfirmuar nëpërmjet telefonit edhe zëdhënësja e Policisë, për Rajoni e Prishtinës, Flora Ahmeti.
E drejtor i QKMF-së në Lipjan Agim Krasniqi, thotë se nuk ka marrë ndonjë njoftim nga Policia për prangosjen e kolegut të tij. Por thotë se nëse ka fakte do të ndërmerren masa disiplinore ndaj tij.
Hetimet për këtë rast po i vazhdon Prokuroria, derisa kolegët e stomatologut e kanë përshkruar atë si njeri të urtë dhe punëtor dhe nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.
Mbrojtja e Rexhep Selimit përfundon fjalën përfundimtare: Se...
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua...
Komisioni për Administratë e Media pa amendamente në buxhet,...
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash