Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin me ministrat e Jashtëm të Finlandës, Suedisë dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, ka adresuar çështjen e Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se së fundi janë dëshmitarë të zhvillimeve shqetësuese në Bosnje e Hercegovinë dhe tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ballkani Perëndimor është në zemër të Europës dhe është një rajon i rëndësishëm për NATO-n dhe për Bashkimin Europian. Jemi dëshmitarë të zhvillimeve shqetësuese. Ne jemi të shqetësuar nga retorika përçarëse në Bosnjë dhe Hercegovinë. Tensionet vazhdojnë mes Beogradit dhe Prishtinës. Reformat po ngecin dhe akterët e huaj kanë rritur ndikimin e tyre keqdashës”.
Stoltenberg ka thënë gjithashtu se s’duhet harruar rruga e gjatë që është bërë nga vitet 1990.
“Ne i kemi dhënë fund luftërave brutale dhe vendet në rajon janë anëtarësuar si në Bashkimin Europian ashtu edhe në NATO. NATO dhe Bashkimi Europian po punojnë ngushtë së bashku, për të mirën e rajonit dhe vetëm në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë, ku NATO dhe BE punojnë dorë për dore”. /arbresh.info
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...