Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq u takua sot në Bruksel me Presidentin e Komitetit të Parlamentit Evropian për Bashkëpunim me Serbinë, Eduard Kukan, i cili ia prezantoi dëmet e Ligjit për Trepçën.
Stojanoviq i ka prezantuar Kukanit të gjitha dëmet që kohën e fundit Kuvendi i Kosovës i ka miratuar për Ligjin e Trepçës, transmeton lajmi.net.
Stojanoviq thotë se kjo është vetëm një nismë në institucionet evropiane në Bruksel dhe ajo do të vazhdoj edhe më gjënë, ku do të shpjegoj se çka më të vërtetë, sipas tij, do të ndodh nëse me të vërtetë do të miratohet Ligji i Trepçës.
“Ne kemi planifikuar një sërë takimesh për nesër, këto takime nuk do të jetë vetëm në Bruksel, por në pikat kyçe në gjithë Evropën, ku do të zhvillohen në qendrat politike të kohës për t’ua treguar dëmet e ligjit që u miratuar për Trepçën, gjë që kërcënon sigurinë dhe interesat themelore të popullit serb në Kosovë, të shpjegohet poashtu se kjo do të pengoj procesin e dialogut që zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë dhe se sa i rrezikon marrëdhëniet mes vendeve”, shpjegoi zëvendës kryeministri i Kosovës.
Stojanoviq thekson, se është shumë e rëndësishme të flitet për atë që ka ndodh në terren dhe duhet të paraqitet se cili është qëndrimi i përfaqësuesve serb në Kosovë, pa marrë parasysh, siç thotë ai, se administrata e Qeverisë së Kosovës përpiqet ta ndaloi atë.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...