Sot zyrtarisht fillon stina e pranverës ne orën 16:33 dhe temperaturat vazhdojnë të mbeten të ulëta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e prezencës së masave të ajrit nga veriu i kontinentit, më konkretisht nga Rusia.
Fushat e fuqishme anticiklonike kanë sjellë edhe ajër me lagështi të ulët gjë që nuk ka shenja se do të kemi reshje.
Pas gjysmës së dytë të javës së ardhshme pritet rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...