Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Peter Stano, ka refuzuar t`i komentojë deklaratat e presidentit Serb Aleksandar Vuçiq i cili një ditë pasi u pranua propozimi evropian, deklaroi se nuk do ta respektojë pikën 4, e cila parasheh që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
“Nuk do të hyjmë në komentime të secilës deklaratë, apo secilit interpretim në rajon rreth asaj se për çfarë ishin pajtuar liderët. Kjo është shumë e qartë nga teksti“ ka thënë Stano duke precizuar se nga e hëna propozimi evropian u shndërrua në marrëveshje bazë për rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës e Serbisë.
I pyetur lidhur me mosgatishmërinë e palës serbe që ta nëshkruaj marrëveshje, ashtu siç kishe pohuar kryeministri kosovar, Stano tha se “nuk ishte planifikuar nënshkrimi por diskutimet për propozimin për të cilin u pajtuan të dyja palët se nuk ka më nevojë për diskutime shtesë rreth këtij Propozimi evropian.
Ai gjithashtu ka konfirmuar se do vazhdojnë angazhimet për planin e implementimit të kësaj marrëveshjeje në mënyrë që të sigurohen hapat konkret në rrugën drejt normalizimit të raporteve.
Ndërkohë, përfaqësuesi i veçantë evropian për Dialog Miroslav Lajçak ka paralajmëruar se takimi i radhës i liderëve do mbahet gjatë muajit mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Had an excellent meeting with DPM Marichikj. I am grateful to ?? for its strong support to the Dialogue and am looking forward to the next Dialogue meeting in Ohrid later this month. We also discussed issues of essence to North Macedonia’s ?? future. pic.twitter.com/zqxumS28Tw
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 2, 2023
Burimet e BE-së kanë konfirmuar se ky takim do mbahet më 18 mars. Ndërsa Lajçak pritet që para këtij takimi të vizitoj sërish Prishtinën si dhe Beogradin për t’i bërë përgatitjet lidhur me mbajtjen e takimit të radhës./RTK/
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...
Miratohet nisma për marrëveshje të sigurisë Kosovë–Mbretëria...
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...
“Paqe, shpresë e harmoni”: Urimi i ambasadorit britanik për ...
Tri pikat që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë pë...