Në momentin kur ezanët e imamëve të xhamive në Prizren kanë thirrur akshamin dhe me këtë, mbi 2000 besimtarë të fesë islame të tubuar në Shadërvan, mbrëmë kanë shënuar përfundimin e agjërimit për ditën e diel dhe së bashku kanë bërë iftar.
Iftari në të hapur, pranë Urës së Gurit dhe Lumëbardhit, edhe sivjet është organizuar nga komuna Bajrampasha e Stambollit dhe është pjesë e projektit “Karvani i bereqetit” i cili prej 11 vitesh, nën moton “Ramazani në Ballkan”, raporton aa, organizon iftar të përbashkët në të hapur, për besimtarët islam në mbarë rajonin.
Kryetari i Komunës Bajrampasha nga Stambolli, Atilla Aydiner, u shpreh shumë i lumtur që është sërish në Prizren ku njerëzit janë aq mikpritës, shumë të afërt dhe ai me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që marrin pjesë në këtë organizim janë të lumtur që së bashku me prizrenasit dhe mysafirët tjerë, do të bëjnë iftar dhe për ta festuar një ditë të Ramazanit.
“Qëllimi i këtij projekti është që populli i Turqisë ta forcojë lidhjen dhe miqësinë me popujt e Ballkanit. Ta forcojmë dashurinë dhe të tregojmë se ata kurrë nuk i kemi lënë të vetmuar, dhe se kurrë nuk do t’i lëmë të vetmuar , as në të ardhmen. Kur e filluam këtë projekt para 11 viteve, kemi thënë se ‘vëllazërimi nuk njeh kufij’ dhe me këtë ne i kemi larguar kufijtë” deklaroi Aydiner.
Karvani i komunës së Stambollit, Bajrampasha i cili sonte shtroi iftar për rreth 2000 persona, krijoi një atmosferë të bukur në qendër të Prizrenit dhe kjo atmosferë do të mbetet në kujtim të bukur për të gjithë që ishin pjesë e saj.
Përveç iftarit , sonte në Prizren është organizuar edhe programi kulturor me leximin e pjesëve nga Kur’an-i dhe janë kënduar edhe ilahije.
Ndërkohë, siç bëri të ditur kryetari i komunës Bajrampasha, Atilla Aydiner, Karvani i Bereqetit nesër vazhdon për në Shqipëri ku, të hënën do të shtrohet iftari në Tiranë dhe pastaj edhe në qytetin e Korçës.
Gjendet pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj në Prizren
Përmbytje masive në jug të Francës
Ekstradohen në Kosovë dy të kërkuar me urdhërarrest ndërkomb...
Gruaja e raportuar e zhdukur gjendet në Junik, arrestohet i ...
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Këmbësori goditet për vdekje në Graçanicë, arrestohet shofer...