Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se stafi teknik i Kuvendit të Kosovës sot do të protestojë për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre.
Protesta e tyre, sipas komunikatës, vjen si pasojë e pagave të ulëta.
“Nesër me datë 09.07.2024 nga ora 10.00 deri në ora 11.00, punëtorët teknik të Parlamentit të Kosovës do të protestojnë para parlamentit për shkak të pagave të ulëta”, thuhej në njoftimin e SPSP-së.
Paga e stafit teknik të Kuvendit është 275 euro.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, kishte njoftuar për negociatat e vazhdueshme paraprake të stafit teknik me udhëheqësinë, por ato nuk kishin dhënë rezultate./Arbresh.info/
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...