Stacioni Policor në Klinë pranon donacion “dhomёn mike” nga KFOR-i

15:32 | 2 Gusht 2023
A Z

Stacioni Policor në Klinë ka pranuar sot donacion “dhomёn mike” nga KFOR-i.

Sipas njoftimit “dhoma unike” do të përdoret nga hetuesit e dhunёs nё familje për intervistimin e viktimave të dhunës në familje dhe personave të mitur.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Sot në ambientet e Stacionit Policor në Klinë, komandanti i Stacionit Policor nё Klinё, kapiten Ragip Bytyqi, ka pranuar donacion pёr “dhomёn mike” e cila do tё pёrdoret nga hetuesit e dhunёs nё familje për intervistimin e viktimave të dhunës në familje dhe personave të mitur.

Ky donacion ёshtё dhuruar nga komandanti i brigadёs Perёndimi Kolonel Gabriele Vacca, nё kёtё ceremoni ishte prezente edhe N/Kryetarja e Komunёs sё Klinёs, Marqe Selmanaj.

Policia e Kosovës, do të jetё gjithmonё falënderuese dhe mirënjohëse për ndihmën e ofruar si dhe bashkëpunimin e vazhduar në fusha tё ndryshme dhe atё të sigurisë.

Ky donacion do tё shërbej pёr punё mё efikase nё “dhomën mike”, nё Stacionin Policor nё Klinё./Arbresh.info/