Pas gjendjes emergjente me ndezjen e zjarrit nëpër pyje, situata duket se po shkon duke u stabilizuar.
Gjatë ditës së djeshme, vetëm në rajonin e Prishtinës ishin aktive 19 vatra të zjarrit, të cilat ishin duke u menaxhuar nga zjarrfikësit, shkruan lajmi.net.
E sot gjendja është dukshëm më e mirë.
Komandanti i zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Latif Zeka ka thënë për lajmi.net se sipas informacioneve në terren, aktive është vetëm një vatër zjarri.
“Nga informacionet që kemi, vetëm në Besi e kemi të ndezur një zjarr ndërkaq që të tjerat janë shuar dhe nuk kemi informacione për vatra tjera të zjarrit”, ka thënë Zeka për lajmi.net.
E në lidhje me këtë çështje, kryeministri Haradinaj ka thënë dje se do të hartohet një plan urgjent për parandalimin e zjarreve
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...