Shefi i deputetëve të Listës “Srpska”, Slavko Simiq, kërkon ndëshkimin e deputetëve që po shkaktojnë incidente në Parlament, duke iu referuar rasteve të fundit të hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita me qëllim të bllokimit të seancave.
Deputetët që shkaktojnë incidente duhet të largohen nga Parlamenti i Kosovës, me ç’rast do të ndodhë edhe zhbllokimi i institucionit.
Kjo gjë parashihet edhe me Rregulloren e Kuvendit. Kështu thotë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, Slavko Simiq, shefi i Grupit Parlamentar të Listës “Srpska” në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se do të ishte një situatë shumë më e rëndë nëse gjysma e deputetëve, që do të thotë mbi 60 deputetë, të shkaktonin këtë krizë. Por, sipas tij, kriza po shkaktohet vetëm nga 30 deputetë të opozitës.
Gjatë intervistës për gazetën “Zëri” Simiq ka folur edhe për marrëveshjet e arritura në Bruksel, kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, raportin me Lëvizjen “Vetëvendosje”, etj.
Shqetësuese: Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosov...
Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sip...
Osmani i drejtohet Kushtetueses për KQZ-në
Muriqi për FIFA-n: Të luaj në Botëror me Kosovën do të ishte...
Peleshi: Kosova e lirë, dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar
Shpërthen rafineria e naftës në Teksas, tymi mbulon zonën