Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, e ka saktësuar deklaratë e tij duke thënë se nuk ka pezullim të diskutimeve. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka sqaruar se bisedimet në mes LDK’së dhe VV’së, po vazhdojnë.
“Nuk ka pezullim të diskutimeve!”, ka shkruar Besian Mustafa.
Tutje, Mustafa tha se diskutimet po vazhdojnë mes grupeve punuese të LDK’së dhe VV’së. Ndërsa diskutimet në nivel politik për bashkëqeverisje LDK-VV vazhdojnë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ’ja.
“Po vazhdojnë diskutimet mes grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së për përafrim të programeve tona. Diskutimet në nivel politik për bashkëqeverisjen LDK-LVV vazhdojnë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja”, shkroi Mustafa.
Gjini: Po më vjen keq me thanë, por më 24 maj do të konfirmo...
Prishtina do të presë AI+ Expo në nëntor – një nga ngjarjet ...
Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rast...
Zulfaj pret ambasadorin suedez, riafirmohet mbështetja ndaj ...
74-vjeçari arrestohet për vrasjen e partneres në Gjermani
Osmani prezanton aderimin e ri