Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka sqaruar vendimin për çështjen e hyrjes në Republikën e Kosovës. Sipas këtij vendimi, të gjithë personat që hyjnë në vend dhe e kanë të kryer testin për COVID-19, jo më të vjetër se katër ditët e fundit, nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetiozlim.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, kjo qendër ka bërë me dije se në rastin kur nuk janë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim për shtatë ditë, derisa kur ekipi mjekësor vlerëson se kanë simptoma, i japin udhëzimee si të veprojnë.
“Për të hyrë në #RKS, shtetasit e huaj që nuk kanë test të #COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë. Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në #RKS”, thuhet në njoftim.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në Republikën e Kosovës për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë dhe ata që e shfrytëzojnë Kosovën si vend tranzit.
“Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në #RKS”, njofton kjo qendër.
https://www.facebook.com/MPBQKMK/posts/1554201068077666
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri