Departamenti i spitalit të Kirurgjisë në Ferizaj ka marrë vendim që t’i bashkangjitet grevës së kirurgëve të filluar në QKUK.
Me anë të një njoftimi për media, Kolegjiumi i kirurgëve të Ferizajit njofton se ka hyrë në grevë me të vetëm kërkesë, rritjen e pagave.
“Kolegjiumi i Kirurgjise te Spitalit Rajonal Ferizaj ne mbledhjen e mbajtur me 05.02.2018 mori vendim unanim qe ti bashkangjitemi greves se Kirurgeve te filluar ne QKUK dhe te kirurgeve e spitaleve Rajonale.
Greva ka te vetmen kerkes e rritjen e koeficientit te pages per kirurg dhe konform kesaj rritjen e pages.
Perkrahim ne teresi kerkesat e Kolegjiumit te Kirurgeve te QKUK.
Gjate greves do te nderpriten operacionet elektive kurse sherbimet nuk nderpriten per raste urgjente.
Shprehim keqardhjen tone qe gjate kohes se greves nuk do te mund te ju ofrojm sherbime pacienteve tane.
Greva fillon me dt.06.02.2018” thuhet në njoftim.
Dr.Ragip Bytyqi
Dr.Imri Vishi
Dr.Sylejman Metushi
Dr.Fadil Elezi
Dr.Riza Idrizi
Dr.Arben Ademi

Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari