Ministrja e Shqipërisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka folur në lidhje me grup-kapitujt që Shqipëria ka hapur për anëtarësimin në BE, teksa e ka cilësuar vendin tonë në nivele më të larta se Serbia.
Sipas saj, Serbia vazhdon të mos i pranojë krimet e luftës kundër Kosovës dhe nuk heq dorë nga lojërat për pushtetin.
“Shqipëria i ka çelur negociatat vetëm një vit më parë, kapituj dhe grup-kapitujt, dhe sot është në pararojë në Ballkan, për tu anëtarësuar. Serbia nuk është këtu sepse nuk heq dorë nga lojërat për pushtet, është pas Shqipërisë në negociatat nuk është favorite si Shqipëria dhe Mali I Zi. Ajo nuk pranon të shkuarën e saj, nuk pranon që kanë ndodhur krime lufte dhe pastrim etnik në Kosovë.
Ajo që ne mund të bëjmë është të jemi të qartë për politikat tona dhe ku duam të jemi, për qëndrimin me partnerët. Të linjëzojmë politikat tona. Të konsultohemi për vendimet tona dhe të mbajmë qëndrime të qarta. Shqipëria është lider në rajon. Ne kemi të gjitha mundësit të ndikojmë në çështjet e Kosovës. Ka dy vite që diskutohet mbi sanksionet e Kosovës.
Sa i takon “Claster one” ku futet edhe gjyqësori, sundimi i ligjit dhe drejtësisë, ka disa “critical gaps”. Po sa i takon reformës së drejtësi nuk ka të krahasuar”, tha Spiropali./TCH
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...