Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka paralajmëruar mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë sivjet.
Në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm të Kosovës Glauk Konjufca, Spiropali ka thënë se në këtë mbledhje do të diskutohen marrëveshjet e nënshkruara më herët, por edhe mundësitë për marrëveshje të reja.
“Biseduam edhe për takimin e përbashkët të dy qeverive dhe besojmë fort që ka ardhur koha që brenda vitit 2026 të mbajmë një takim të përbashkët në Shqipëri ose Kosovë ku do të diskutohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, fushat me interes të përbashkët, janë të gjithë sektorët aty, dhe të gjitha prioritetet tona mes dy qeverive që po implementohen, por edhe mundësitë për marrëveshje të reja”, ka thënë ajo.
Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë mbajtur tetë mbledhje të përbashkëta. E fundit u mbajt në qershor 2022. Ajo e nënta, e planifikuar për 14 qershor 2023, ishte anuluar njëanshëm nga Qeveria e Shqipërisë.
Janë më shumë se 90 marrëveshje të nënshkruara në këto mbledhje.
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Pe...
Stërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit ...
Vuçiç kërkon nga Sorenseni angazhim më aktiv të BE-së në dia...
Kurti takohet me ambasadorin italian, diskutojnë zhvillimet ...
Trajneri i Celjes flet para përballjes me Dritën: Duhet të j...
Ballkani Perëndimor drejt integrimit në zonën e roaming-ut t...