Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot në Prishtinë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku theksoi mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euro-atlantik të Kosovës, ndërsa nënvizoi edhe nevojën e heqjeve të sanksioneve të BE ndaj vendit fqinjë.
Zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë njofton se takimi u zhvillua gjatë qëndrimit në Prishtinë të Kryetares së Kuvendit, Spiropali, në kuadër të Forumit të 3-të Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria”.
Kryetarja e Kuvendit, Spiropali dhe Presidentja Osmani diskutuan mbi përshpejtimin e integrimit europian dhe euro-atlantik dhe rritjen e rolit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Prestigji i lartë i Shqipërisë është një rrethanë e favorshme për rritjen e mbështetjes së këtyre proceseve. Është koha për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe inkurajimin e shtetit më të ri demokratik në Europë drejt anëtarësimit në NATO dhe Këshillin e Europës”, theksoi Spiropali gjatë takimit.
Sipas njoftimit për mediet nga zyra e shtypit e Kuvendit, Spiropali dhe Presidentja Osmani nënvizuan edhe rritjen e koordinimit për mbrojtjen e të drejtave dhe rritjen e rolit të faktorit shqiptar në rajon./atsh.al
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi