Një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale ka refuzuar sot kërkesën për mbrojtje në liri të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime në luftën e Kosovës për liri.
Ky panel nuk ka marrë në konsideratë argumentet e ofruara nga mbrojtja e të akuzuarve, ndërsa duket qartazi se ka mbajtur linjën e njëjtë me Prokurorin Jack Smith dhe Gjykatësin Paraprak, Nicolas Guillou, ndonëse të tri këto organe do të duhej të funksiononin si të pavarura nga njëra-tjetra.
Apeli nuk u ka besuar as zotimeve të shtetit të Kosovës, me saktë nga Policia e Kosovës, se ka kapacitetet e mjaftueshmne për të ofruar siguri në mbikëqyrjen e të akuzuarve gjatë kohës së qëndrimit ntë tyre në lirim të përkohshëm.
Kjo bëhet paradoksale kur dihet fakti se kjo Gjykatë është e Kosovës, është e themeluar dhe vepron me ligjet e nxjerra nga Kuvendi i Kosovës.
Më poshtë gjeni vendimet e Apelit:
Vendimit mbi Ankesën e Hashim Thaçit Kundër Vendimit për Lirimin e Përkohshëm Vendim mbi Ankesën e Kadri Veselit Kundër Vendimit për Lirimin e Përkohshëm
Vendimi mbi Ankesën e Jakup Krasniqit Kundër Vendimit për Lirimin e Përkohshëm Vendimi mbi Ankesën e Rexhep Selimit kundër Vendimit për Lirimin e Përkohshëm
Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Përditësimi i fundit nga KQZ
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981