Kosova është në prag të zgjedhjeve të parakohshme.
Zgjedhjeve të 6 tetorit u parapriu dorëheqja nga posti i kryeministrit nga Ramush Haradinaj, i cili u ftua nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit, shkruan lajmi.net.
E aktakuzat nga Specialja duket se nuk janë afër të ngritën. Kështu po pretendohet në Serbi.
Kryetari i të ashtuquajturit komitet parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, thotë se është pak e pritshme që aktakuzat të ngritën para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.
“Nga kontaktet që kam pasur nga grupi punues për zyrën e Prokurorit të Specializuar, kam ngritur pretendimet se aktakuzat nuk ngritën së shpejti”, thotë ai.
Sipas tij, zyra e Prokurorit në Hagë nuk ka vendosur ende të procedojë me aktakuzat.
“Para se të gjithash, Specialja ende nuk ka vendosur a të procedojë me aktakuzat. Është e rëndësishme se ata janë në fazën finale të provave”, ka thënë ai.
Specialja në Kosovë ka ftuar një numër të konsiderueshëm të personave, më së shumti në cilësi të të dyshuarve.
Nga profilet e lartë të cilat i janë përgjigjur ftesës së Speciales, janë emrat e Ramush Haradinajt, Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Rrustem Mustafës e Jakup Krasniqit.
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit
Zelensky: Bisedime konstruktive në Abu Dabi, priten takime v...
Gjykata në Prizren pranon kërkesa për paraburgim ndaj 23 per...
Kurti kujton Masakrën e Rakovinës në përvjetorin e 27-të: Dh...
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...