Dhjetëra specializantë nga fusha të ndryshme , të papunë, kanë protestuar sot para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që të ndahet një pjesë e buxhetit për ta në mënyrë që të angazhohen në profesionin e tyre.
Arben Ademi, përfaqësues i specialistëve të pa punë, ka paralajmëruar futjen në grevë urie në rast se nuk ju përmbushen kërkesat.
“E kemi zhvendos protestën prej Ministrisë së Shëndetësisë dhe kemi ardhur këtu para Kuvendit. Për arsye se sot mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi në agjendën e së secilës jemi edhe ne . Thjesht kemi ardhur me i sensibilizua deputetët që me na përkrahë në mënyrë që me na nda një pjesë të buxhetit për punësim. Kërkesa jonë e vetme mbetet punësimi . Për arsye se tani dihet që disa herë që kemi shumë vite që jemi pa punë ”, tha Ademi.
Ai ka treguar se disa herë janë takuar me ministrin e Shëndetësisë Imet Rrahmani, në vazhdimësi kanë marrë premtime, por që deri tani nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret.
“Ne kemi pasur takime shpeshta me Ministrinë e Shëndetësisë nga i cili vazhdimisht kemi marrë premtime për angazhim, ndërsa në anën tjetër nga Kuvendi i Kosovës na kanë thënë që asnjë herë nuk ka pranuar kërkesa për punësim për neve. Nuk e dimë ku është e vërteta . …Nëse eventualisht nuk ndodh një gjë e tilla there protestat tona do të vazhdojnë . Kemi paralajmëruar edhe me grevë urie “, tha Ademi.
Sipas tij, 120 specialistë janë të papunë të cilët kanë protestuar edhe më parë madje me 4 prill të këtij viti ata kishin bllokuar edhe hyrjen në Ministri të Shëndetësisë.

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin