Përmes një proteste simbolike ata kërkojnë përgjigje nga ministri për ndryshim të një udhëzimi Administrativ që ua mundëson punësimin e tyre.
Mirjeta Berisha specialiste e papunë nga lëmia e Stomatologjisë tha se do të presin derisa të marrin një përgjigje.
“Na është premtuar nga ministri ndryshimi i një udhëzimi administrativ i cili neve nuk na ka lejuar kyqjen në institucione publike shëndetësore. Nga takimet me ministrin na është premtuar që do të ndryshohet ky udhëzim por nuk është mbajt premtimi”, tha ajo para mediave
Ajo thotë se kanë dal sot për të kërkuar një përgjigje nga Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.
Berisha thotë se nuk do të ndalen deri të marrin një përgjigje duke shtuar se edhe ministrat tjerë që do të vijnë në krye te Shëndetësisë do të përballen me këtë grup të papunëve./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...