Sipas shifrave të autoriteteve shëndetësore, gjatë ditës së fundit pozitiv ndaj koronavirusit rezultuan vetëm 48 persona. Ky numër paraqet gjysmën e numrit të raportuar një ditë më parë dhe numrin më të ulët që nga shpërthimi i virusit.
Përderisa shumica e Spanjës vazhdon me lehtësimin e masave, Ministria e Shëndetësisë raportoi numrin më të ulët të infeksioneve ditore nga koronavirusi i ri (COVID-19) që nga fillimi i muajit mars.
Sipas shifrave të autoriteteve shëndetësore, gjatë ditës së fundit pozitiv ndaj koronavirusit rezultuan vetëm 48 persona. Ky numër paraqet gjysmën e numrit të raportuar një ditë më parë dhe numrin më të ulët që nga shpërthimi i virusit.
Numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara me COVID-19 në Spanjë aktualisht është 241.550.
Ministria po ashtu nuk raportoi asnjë vdekje të re, por konfirmoi se gjatë javës së kaluar kanë vdekur 56 persona, megjithatë numri i përgjithshëm i viktimave aktualisht është 27.136, vetëm nëntë më shumë nga e hëna e kaluar.
Kjo mospërputhje është shkaktuar për shkak të sistemit të diskutueshëm të Spanjës me vetëm shtimin e numrit të vdekjeve që ndodhin dhe raportohen një ditë para publikimit të shifrave ditore. Për shembull, nëse dikush vdes nga COVID-19 të shtunën dhe vdekja e tij nuk konfirmohet deri të dielën, ky sistem e përjashton atë vdekje nga numri i përgjithshëm.
Rajonet më të prekura nga koronavirusi në Spanjë, përfshirë Madridi dhe Barcelona, zyrtarisht hynë në fazën e dytë të programit të de-përshkallëzimit, në të cilin mund të hapen restorantet e mbyllura, lejohet mbledhja deri në 15 persona, si dhe aktivitete të tjera përfshirë shkuarjen në teatër.
Rreth 52 për qind e popullsisë po ashtu po kalon në fazën e tretë, që do të thotë se mund të hapen kazinotë, klubet e natës dhe baret.
Të dielën, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, përshëndeti suksesin e vendit në lehtësimin e bllokimit deri më tani./AA/
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...