Spanja i është mirënjohëse Serbisë për mosdërgimin e letrës në Komisionin Evropian për qëndrimin e saj se rastet e Kosovës dhe Katalonisë nuk mund të krahasohen.
Kështu tha ambasadori spanjoll në Beograd, Miguel Fuertes Suares për numrin e sotëm të gazetës “Politika”, transmeton Klan Kosova.
“Spanja i është mirënjohëse Qeverisë së Serbisë se për momentin nuk e ka ngritur këtë çështje siç edhe ka shpjeguar tashmë Presidenti Aleksandar Vuçiq”, tha ambasadori spanjoll, transmeton Klan Kosova.
Beogradi zyrtar hoqi dorë ditë më parë nga dërgimi i kësaj letre me kërkesë të Spanjës me arsyetimin që të mos përkeqësohet situata në vend.
Serbia kishte planifikuar që përmes letrës t`i bënte thirrje 22 anëtarëve të Bashkimit Evropian që të rishqyrtojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës me arsyetimin se Katalonia është një shembull i qartë i këtij gabimi.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...