Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) shënon sot një moment të rëndësishëm për zhvillimin e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës, me ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Nënstacionit të ri 220/35/10(20) kV Malishevë.
Ceremonia do të mbahet në lokacionin e Nënstacionit Malishevë, duke filluar nga ora 13:00, në praninë e përfaqësuesve të KOSTT-it, institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe përfaqësuesve të komunitetit dhe mediave.
Ky projekt strategjik përfshin ndërtimin e nënstacionit të ri me transformatorë me kapacitet 40 MVA, si dhe ndërtimin e linjës së transmisionit 220 kV.
Ndërtimi i Nënstacionit në Malishevë synon të rrisë sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike në rajonin e Malishevës dhe më gjerë, të përmirësojë stabilitetin e rrjetit transmetues dhe të krijojë kushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe industrial.
Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike të vendit dhe përmbushjes së kërkesave në rritje për energji elektrike.
LVV sot mban tubim në Gjakovë
Arrestohet një person për organizim të grupit kriminal dhe r...
104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Trump ofron 3,000 dollarë për emigrantët që vetëdeportohen
Trump reagon sërish: SHBA-së i duhet Greonlanda për sigurinë...
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...