Sot vazhdojnë bisedimet në Bruksel

08:30 | 28 Nëntor 2016
M. A.

Sot pritet që të vazhdojë procesi i negociatave në mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Si tema të bisedimeve në Bruksel gjatë kësaj jave pritet të jenë zbatimi i marrëveshjeve të arritura për krijimin e komunave serbe, gjyqësori, telekomunikacioni dhe liria e lëvizjes.

Ndërsa përpos përfaqësuese të këtyre bisedimeve pritet që të ketë edhe përfaqësues të institucioneve relevante në lidhje me këto tema.

Shpërndaje në rrjete sociale