Sot varroset 19 vjeçari që u vra të dielën në mbrëmje në Vushtrri

10:07 | 24 Mars 2025
Gita

19 vjeçari Ardit Zymeri, që mbeti i vrarë të dielën në mbrëmje në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij, pritet të varroset sot.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit përmes një njoftimi në rrjetin sociale Facebook, raporton Arbresh.info.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë, Ardit Zymeri, i cili u nda nga jeta më 23 Mars 2025. Varrimi do të bëhet sot, më 24 Mars, në Dubofc, në orën 16:30. Me zemër të thyer, ftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirësit që të na bashkohen për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Kujtimi dhe dashuria për të do të jetojnë gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjes së 19 vjeçarit.

Ndryshe, të dielën rreth orës 20:35, policia ka bërë të ditur se ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku ’ në Vushtrri.

Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar.

Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë.

Ndërsa pak orë më vonë policia ka arrestuar të dyshuarin për veprën penale Vrasje e rëndë, B. D., 19 vjeçar, nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale.

Po ashtu, në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Raportohet për gjuajtje me armë zjarri në Vushtrri

Policia e konfirmon: Një 19-vjeçar është vrarë në Vushtrri, i dyshuari në arrati

Policia e konfirmon: Një 19-vjeçar është vrarë në Vushtrri, i dyshuari në arrati

 

Shpërndaje në rrjete sociale