Sot kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, do të jetë nikoqire e Samitit rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Sipas një njoftimi për media nga Kryeministria e Shqipërisë, ky Samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen europiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.
Në samit do të jetë i pranishëm komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Komisioneri për zgjerimin do të mbërrijë mëngjesin e së enjtes ku do të mbajë fjalën hapëse së bashku me kryeministrin Edi Rama.
Në 10:45 liderët e Ballkanit Perëndimor do të realizojnë foton familjare së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Më pas, do të firmosen disa marrëveshje të rëndësishme mes ministres së Arsimit, Sportit Orgerta Manastirliu, rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe rektores së Kolegjit të Evropës në prezencën e kryeministrit Edi Rama dhe Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi.
Në orën 12:30 do të zhvillohet edhe konferenca e përbashkët për shtyp mes Ramës dhe Varhelyit.
Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës ka në fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Përmes këtij samiti pritet që BE të nxisë rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në këto shtylla kryesore: Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian, rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal dhe përshpejtimi i reformave themelore./rtk/
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...