Dita Botërore e Refugjatëve, që shënohet më 20 qershor, ka për qëllim të tërheqë vëmendjen ndaj vuajtjeve të dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën.
Kjo ditë u vendos nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të persekutimit, konflikteve apo dhunës.
Në këtë ditë, miliona refugjatë në mbarë botën vazhdojnë të jetojnë larg vendlindjes së tyre, shpesh pa shpresë për t’u kthyer në shtëpi.
Shumë familje kanë humbur gjithçka si pasojë e luftërave dhe krizave humanitare.
Evropa përballet aktualisht me një nga krizat më të mëdha të refugjatëve, e cila nisi me valët e migrimit të shkaktuara nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...