Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, sot me fillim prej ora 11:00, para Gjykatës Themelore – Shkupi 1, do të protestojnë për arrestimin e Blerim Ramadanit, njoftojnë nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së.
Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia.
“Deklarativisht do të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëluftëtarit tonë, Blerim Ramandanit”, thuhet në njoftimine e shoqatës.
Ndryshe, përndyshe Blerim Ramadani është ish-ushtar i Zonës Operative të Nerodimes, ndërsa ishte arrestuar sipas fletarrestit nga Serbia.
MPJD-ja ka njoftuar se është në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të Ramadanit.
Po ashtu, kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media, ka thënë se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut./alsat.m
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...