Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja VV-LDK

09:11 | 2 Shkurt 2020
M. A.

Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë së re.

Pas shumë përpjekjeve dhe diskutimeve duket se këto dy parti më në fund u pajtuan për ndarjen e posteve.

Zëdhënësi për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, tha për arbresh.info se marrëveshja duhet të nënshkruhet para seancës së nesërme ku do të dal në votim qeveria Kurti.

“Këto ditë, dje e sot, kemi qenë e do të jemi në takime e përpjekje intensive, andaj nuk te them për këtë apo atë takim. Kështu që sapo te kemi marrëveshje sigurisht se do t’ju njoftoj”.

“Sigurisht se do të duhej të ndodhte para seancës se nesërme”, tha ai.

Ndonëse, ende nuk është bërë e ditur vendi dhe ora kur do të nënshkruhet marrëveshja, mediat kanë parë duke hyrë në kuvend përfaqësues të dy partive mëngjesin e sotëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale