Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha marrin pjesë në ceremoni

07:10 | 19 Mars 2026
E.K

Sot do të përurohet segmenti i rrugës Vushtrri-Prishtinë.

Ceremonia e përurimit do të bëhet në ora 10:00.

“Prerja e shiritit do të realizohet në fshatin Gojbulë, te hyrja e zgjerimit të rrugës nga Vushtrria në drejtim të Prishtinës. Pas ceremonisë së prerjes së shiritit, para mediave do të prononcohen:Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti; dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale