Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
Ai do të marrë pjesë në panelin folës të konferencës që mbahet tre ditë, shkruan arbresh.info.
Sot Thaçi do të përballet me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq në diskutimin për sigurinë: Dy hapa përpara, një hap prapa.

Gjithashtu pjesë e panelit do të jetë komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi Johannes Hahn, kurse moderator do të jetë Wolfgang Ischinger, ambasador dhe kryetar i Konferencës për Siguri në Mynih.
Konferenca e Sigurisë që zhvillohet në Mynih, është një nga më të rëndësishmet dhe më të mëdhatë në botë, në konferencat e kësaj natyre. Në të takohen rreth 40 kryetarë shtetesh dhe qeverish dhe 100 ministra, mes tyre kancelarja gjermane Angela Merkel, zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...