Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka vendosur që sot në orën e parë të mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës të mësohet për raportet Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky vendim i ministrit Bytyqi vjen në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan, George H.W Bush, në funksion të fuqizimit të raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përkushtimit të tij për faktorizimin e çështjes së Kosovës në momente të rëndësishme historike.
Vendimi i ministrit:
Të dashur qytetarë, nxënës e mësimdhënës, Në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan , z. George H.W Bush, në funksion të fuqizimit të raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përkushtimit të tij për faktorizimin e çështjes së Kosovës në momente të rëndësishme historike, kam marrë vendim që të mërkurën, më 5 dhjetor 2018, të gjitha institucionet e arsimit para universitar, orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë raporteve të mira historike në mes Kosovës dhe SHBA-ve, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që i është dhënë vendit tonë gjatë procesit të çlirimit, pavarësimit dhe shtet ndërtimit
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...