Nga sot, në Kosovë fillon vaksinimi kundër gripit.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik (IKShPK) përmes një njoftimi teksa ka bërë të ditur se cilët persona duhet të vaksinohen së pari, shkruan Arbresh.info.
“Personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar, bëjnë pjesë në grupet e rrezikut që duhet vaksinuar së pari. Tre vaksina të tjera: kundër Human Papilloma Virusit; Vaksina kundër Pneumokokut dhe Vaksina kundër Rotavirusit janë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit (2023/2024) në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Tutje, IKShPK bënë të ditur se vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive.
“Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive. Po ashtu, pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...
Irani i gatshëm t`i shqyrtojë kompromiset për marrëveshje me...
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...