Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor sot dhe nesër do të zbarkojnë në Tiranë në takimin e tretë rajonal mes këtyre vendeve.
Por, në këtë takim nuk do të jetë e pranishme Kosova.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e nikoqirit të këtij takimi, kryeministrit shqiptar Edi Ramës.
“Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës”, ka thënë ai në një postim në Facebook.
Ky takim vjen pas dy takimeve të mëparshme të këtij niveli të zhvilluara në Novi Sad të Serbisë dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve europiane.
Për shkak të rrethanave të njëjta, Kosova e ka refuzuar pjesëmarrjen edhe në dy takimet paraprake./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...