Sot nënshkruhet marrëveshja për skemën e granteve për dixhitalizim, përfitojnë 29 biznese

08:35 | 20 Shkurt 2025
E.G

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe në bashkëpunim me projektin “Enabling Income Generation for the Poor” (EnInGeP) të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) do të nënshkruajnë marrëveshjen për skemën e granteve për dixhitalizim, faza e dytë ku kanë përfituar 29 biznese.

Shuma totale e kësaj thirrje – për fazën e dytë, në të cilën kanë përfituar shërbime janë 29 biznese, planifikohet të jetë rreth 100 mijë euro, shkruan Arbresh.info.

Marrëveshja do të nënshkruhet në ora 14:00 te Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës./Arbresh.info/