Sot në Tiranë në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, do të nënshkruhet deklarata e përbashkët trilaterale midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
Kjo deklaratë, që pritet të firmoset të martën nga ministrat Ivan Anushiq, Pirro Vengu dhe Ejup Maqedonci, synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta, shkruan e përditshmja kroate “Vecrenji List”.
“Deklarata përfshin promovimin e aftësive mbrojtëse të të tre vendeve, bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes, forcimin e ndërveprimit nëpërmjet edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve, kundërvënien e kërcënimeve hibride dhe mbështetjen e integrimit euroatlantik”, shkruan kjo e përditshme kroate.
Pavarësisht nënshkrimit të kësaj deklarate, ajo nuk përfaqëson një pakt ushtarak, por një angazhim për një bashkëpunim më të thellë mes tre vendeve. Kroacia, e cila tashmë ka një histori të bashkëpunimit ushtarak me Shqipërinë përmes NATO-s, po thellon gjithashtu raportet me Kosovën, ku mbi 70 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar trajnimet ushtarake.
“Ministria e Mbrojtjes beson se Kroacia në bashkëpunim me Shqipërinë dhe Kosovën do të jetë më e përgatitur për t’u përballur me sfidat e ardhshme dhe të tre vendet së bashku do të jenë më të dukshme në skenën ndërkombëtare… Duke qenë se kjo është një deklaratë e përbashkët, e nënshkruar në nivel ministrash të mbrojtjes, nuk është një pakt ushtarak, por një forcimi i lidhjeve ushtarake mes tre vendeve të Evropës Juglindore”, thuhet ndër të tjera./rtk
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...