Sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë nga ora 12:00, do të mbahet marshi “Stop Femicidit! BollMa” i organizuar nga Arpolis.
“Vrasja e grave e dhuna sistematike e patriarkatit duhet të marrë fund! Femicidi, mizogjenia e maskuliniteti toksik vazhdojnë të na terrorizojnë përditshëm. Jeta e grave cenohet çdo ditë, në shtëpi, në rrugë, në punë, në hapësira publike e private”, thuhet në njoftimin e Artpolis.
Femicidi është urgjencë kombëtare vlerëson Artpolis.
“Është momenti i fundit që institucionet tona dhe shoqëria ta trajtojë me seriozitetin më të lartë vrasjen e grave e dhunën ndaj tyre, dhe të dënojë maksimalisht kriminelët përkitazi me ligjin”, thuhet në njoftimin e Artpolis.
“Ndaj, më 7 dhjetor, 2023 nga ora 12:00 , Artpolis fton të marshohet nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të kundërshtuar shtypjen e vrasjen e grave nën moton “Stop Femicidit! #BollMa”, së cilës i paraprin performanca artistike “Hope Bubble” krijuar nga Donikë Ahmeti.”
“Vrasja e Liridona Ademajt ka shpërfaqur fytyrën e vërtetë të sistemit patriarkal. Nëse ndokush deri më tash ka pasur dyshime se femicidi nuk ekziston në Kosovë, vrasja e Liridona Ademajt është rast puro femicid: planifikim, organizim, ekzekutim”, thuhet në njoftimin e Artpolis.
“Është momenti i fundit t’i japim fund femicidit. Është momenti i fundit të sjellim drejtësi, e barazi gjinore. Është momenti i fundit t’i japim fund patriarkatit, e bashkë me të edhe shtypjes. Që të mos ketë Liridona të tjera, viktima të femicidit”,thuhet në njoftimin e Artpolis./Arbresh.info
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar