Sot në Ferizaj, nis sezoni i ri në automobilizëm

08:50 | 26 Prill 2015
Arbresh.info

Sot në Ferizaj nis Kampionati i Automobilizmit të Kosovës.

Qyteti i Ferizajt sot pret garuesit më të mirë që ka vendin ynë. Sezoni i ri starton me garën e parë të disiplinës në sllallom, derisa provat janë mbajtur dje.

Kjo garë organizohet nga Auto-klubi AK Ferizaj në bashkëpunim më Federatën e Autosporteve të Kosovës. Organizatorët e kësaj garë përmes një njoftimi kanë konfirmuar se gjithçka është gati për këtë garë nga e cila pritet të jetë një spektakël dhe show.

Për këtë garë janë regjistruar 12 auto-klube deri në 50 garues, dhe sipas organizatorëve, ky është numri më i madh i garuesve në të gjitha garat regjistruar ndër vite.

Gara e Ferizajt do të organizohet në rrugë për Shtimë, kurse gjatësia e shtegut është 4.8km.

Shpërndaje në rrjete sociale