Sot mbushen 25 vjet nga Masakra e Dyzit, masakër e cila për tri ditë radhazi 227 civilë shqiptarë.
Komuna e Podujevës ka njoftuar se do të bëhen homazhe pranë varreve të tyre në fshatin Dyz, nga ora 13:00.
Në këto homazhe do të marrin pjesë edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe Kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi.
Njoftimi i plotë:
Sot mbushen 25 vjet nga Masakra e Dyzit, njëra prej masakrave më të tmerrshme në Kosovë në të cilën u vranë për tri ditë radhazi 227 civilë shqiptarë.
Në nderim të tyre sot do të bëhen homazhe pranë varreve të tyre në fshatin Dyz, nga ora 13:00.
Në këto homazhe do të marrin pjesë edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.
Ftojmë familjarët e viktimave dhe qytetarët e Llapit dhe Gollakut të bashkohen në homazhe!/Arbresh.info/
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...