Menjëherë pasi presidenti Hashim Thaçi shpalli 6 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme është aktivizuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ky institucion pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme për të marrë vendimet e para që do t’i shërbejnë organizimit të këtyre zgjedhjeve.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se i mbetet anëtarëve të këtij institucioni për të marrë këto vendime.
“Në rend të ditës pritet të jenë disa vendime si shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore duke i përshtatur me ditët në dispozicion të KQZ-së, miratimi i Planit Operacional dhe miratimi i buxhetit të planifikuar për këto zgjedhje”, ka thënë Elezi për EO.
Ai ka shtuar se në këtë mbledhje, në mënyrë që KQZ-ja të arrijë të përmbushë të gjitha detyrimet kushtetuese dhe ligjore, do të marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës për stafin.
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...