Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, sot në ora 10:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka, raportimin e Komisionit të Pavarur për Media dhe vazhdimin e dëgjimit mbikëqyrës.
Kurse Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, sot në ora 11:00 mbanë mbledhjen, në rend dite ka edhe shqyrtimin e planit vjetor të performancës të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2024 si dhe shqyrtimin e planit vjetor të performancës të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2024.
Ky Komision sot mblidhet edhe në ora 14:00, në rend dite ka edhe shqyrtimin e draft planit të punës së komisionit për sesionin pranveror 2024.
Mbledhje sot mban edhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në ora 15:00, në rend dite është takim i komisionit me delegacionin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Estonisë.
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...