Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se të dielen për shkak të disa punimeve teknike, në gypin magjistral të çelikut fi 600 mm Badoc – Prishtinë, pa ujë të pijshëm do të mbesin: Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit.
Sipas njoftimit të së shtunës, realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.
“Nesër, duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit. Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpërlarjen e linjës”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Talenti, Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...