Sot me qëllim të shënimit të 20 Nëntorit- Ditës Botërore të Fëmijëve do të mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.
Sipas njoftimit takimi do të mbahet duke filluar nga ora 09:00, kati 0 te salla P-38 në Ndërtesën e Qeverisë, shkruan Arbresh.info.
“Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve është krijuar për të komunikuar dhe koordinuar politikat, programet dhe proceset në lidhje me çështjen e të drejtave të fëmijëve, brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të lehtësuar realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe për t’iu ofruar atyre mundësi të barabartë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Në njoftimin për media thuhet se takimi do të shërbejë për të diskutuar në pika të përgjithshme për çështjet më me rëndësi drejt jetësimit të të drejtave të fëmijëve në përputhje me kornizën ligjore, bashkëbisedim me fëmijë, si dhe të pajtohemi për veprimet që duhet adresuar më me prioritet në vitin 2025./Arbresh.info/
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...